E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Dita qe rrezoi bustin, mitin monstruoz

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ne ekspoziten e djeshme, per krimet e komunizmit deklaroi se kete 18-vjetore te jashtezakonshem, Shqiperia po feston edhe prag hyrjen per t'u anetaresuar ne NATO. "20 Shkurti eshte nje dite qe, ne memorien tone na kujton perqethjet qe kemi perjetuar, duke pare jo vetem rrezimin thjesht te nje busti, por rrezimin e nje miti monstruoz, perfundimin e nje diktature, te historise me te zeze, qe ne si shqiptare kemi pasur historine tone dymije vjecare", deklaroi Topalli. Sipas saj, Parlamenti po kryen perpjekje te rendesishme t'i jape dimensionet qe meriton historise se dhimbshme te persekutimit dhe kalvarit te gjate, te vuajtjeve te elites dhe mijera shqiptareve, nga regjimi i eger i diktatures. Po keshtu, ministri i Kultures, Ylli Pango deklaroi se kjo date eshte edhe data e rrezimit te simboleve komuniste, data qe qeveria shqiptare ka vendosur ta perkujtoje gjithmone, si dita e nderimit te viktimave te shumta te komunizmit shqiptar, te diktatures me gjakesore qe njeh Evropa.

Rikthimi

"Me lejoni t'ju them, se ne, as do ta mbyllim dhe as do ta shnderrojme Normalen e Elbasanit ne nje gjimnaz si gjithe te tjeret, por do ta rikthejme ate ne nje vater te edukimit, te edukatoreve te femijeve tane, duke i kthyer prestigjin e nje historie te nisur 100 vjet me pare", u tha te pranishmeve kryetari i PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›