OBSE dhe ODHIR, monitorim zgjedhjeve
Vezhgues te OSBE-se dhe eksperte te ODHIR sigurojne pranine per te ndjekur nga afer pergatitjet per zgjedhjet. Garancia eshte marre nga deputetja Arta Dade, se shume shpejt ne Shqiperi do te vije nje mision vezhgues nga keto dy organizma. Prej dy ditesh po zhvillohet ne Vjene, Sesioni i 8-te i dimrit i Asamblese Parlamentare te OSBE-se. Gjate takimeve me perfaqesues te larte te AP-se, se OSBE-se ne Vjene, Dade kerkoi prezencen e nje misioni vezhgues me anetare te kesaj Asambleje, per te ndjekur nga afer ecurine e pergatitjeve per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit, si dhe te monitorimit te procesit zgjedhor.