Topalli Ja arsyet pse nuk votova Llallen per kryeprokuror
Kryetarja e Kuvendit ka sqaruar për herë të parë arsyen se përse nuk votoi Adriatik Llallën për kryeprokuror.
“Jam e sigurt se prokuroria e lexon mirë qëndrimin tim. Është një qëndrim për të bërë një betejë ndaj korrupsionit pa kompromis. Të mos kthehen në instrumenta politikë, të hapin të gjitha dosjet. Është betejë e rëndësishme dhe don burra, don shtylle kurrizore. Ti dalësh me gjoks përpara. S’ka gjë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit. Ndaj për ne në Shqipëri është ftesë, thirrje, është kërkesë, është detyrë e tyre, betejë kundër krimit, ta kthejë në vepra është kërkesë dhe ky ishte qëndrimi im” -tha Topalli.
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në deklaratën e fundit për mediat për vitin 2012 ka bërë analizën një vjeçare të institucionit që ajo drejton.
Ajo vlerësoi të suksesshme miratimin e reformave më të rëndësishme si reforma zgjedhore, Kodi Civil, Kodin Penal, heqjen e imunitetit, ligjin për Konferencën gjyqësore, ligjin për Gjykatën Administrative i cili sipas saj ka mbetur pa u zbatuar për shkak të mos votimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë.
Topalli: Për ligjet me 3/5 vendosin shqiptarët në 2013
Kryeparlamentarja akuzoi sërish opozitën për bllokimin e marrjes së statusit të kandidatit.
“Opozita nuk votoi tre ligjet e kërkuara nga Brukseli që ishte ligji për Gjykatën e Lartë, për nënpunësin civil dhe reformën paralmentare duke privuar të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë të jetë një vend kandidat i BE-së, megjithëse Komisioni Europian propozoi marrjen e statisit me kushtin që të miratohen këto 3 ligje”-tha Topalli.
Topalli e ka krahasur liderin e opozitës me figura të cilat në histori janë paraqitur si figura që kanë punuar kundër Shqipërisë, si hamza kastrioti apo Haxhi Qamili.
“Historia jonë ka njohur Hamza Kastriotin, Haxhi Qamil, njerëz që janë bërë pengesë të zhvillimit dhe ecjes përpara, ne kemi qenë të fundit për të kapërcyer sistemin diktatorial, Haxhi Qamilët janë krijesa shqiptare, edhe sot gjendet një që e pengon Shqipërinë. Kjo nuk ndodh kurrë me forca të mëdha politike që një lider të mos lejojë të votojë për ecjen përpara të vendit. Nuk fajësoj deputetët e opozitës që për ligjet e tjera ishin të lirë”- vijoi Topalli.
Ajo ka thekuar se tre ligjet do të jenë pjesë e axhendës parlamentare deri sa të votohen dhe këtë do ta zgjedhin shqiptarët me votën e tyre.