SHBA perfshihen nga stuhite e bores
Reshje të dendura të dëborës kanë përfshire Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temperaturat e ulëta po kërcënojnë lindjen e vendit, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën dhe autoritetet u kanë thënë banorëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Në Misisipi dhe Alabama është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi stuhia ka shkatërruar linjat elektrike. Gjithashtu, qindra fluturime janë anuluar për shkak të borës dhe ngricave.
Fluturime të tjera pritet të shtyhen për shkak se stuhia po lëviz drejt shteteve të Nju Jorkut dhe Meinit, ku pritet të bjerë 46 centimetër borë në 24 orët e ardhshme.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka paralajmëruar për një përkeqësim të motit në Bufalo, ku dëbora e dendur pritet të ndërthuret me erërat e forta.
Paralajmërime për motin janë bërë edhe në Florida dhe në Bregun e Gjirit, për në Nju Ingland. Llitëll Rok në Arkansas pa reshjet e para të borës ditën e Krishtlindjes në 83 vite, ndërsa fqinji Oklahoma përjetoi një bllokim të rrugëve, përfshirë këtu autostradën jashtë Oklahoma Siti.
Të paktën 34 tornado janë raportuar në shtetet jugore të Teksasit, Luizianës, Misisipit dhe Alabamës gjatë së martës, të cilët kanë shkulur çatitë e kishave dhe shtëpive.
Mbi 200 mijë persona thuhet të kenë mbetur pa energji.