Topalli-Lamert: Gjermania, shume shpejt ratifikimi i MSA
Gjermania premton se do te ratifikoje se shpejti Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Premtimi u be dje nga Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, gjate nje takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate takimit, Topalli e njohu Lammert me ndryshimet me te fundit te rendesishme ne Shqiperi, duke permendur nderhyrjet ne Kushtetuten e vendit dhe marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Ne kete kuader, Topalli falenderoi rolin e Gjermanise ne keto procese, por dhe njohjen nga ana e saj te pavaresise se Kosoves. "Jam njohur me zhvillimet e fundit dhe vleresoj konsensusin e arritur per ndryshimet kushtetuese. Eshte nje tregues i nivelit te larte te demokracise dhe i pjekurise se klases politike", tha Lammert. Dy personalitetet ndane mendimin se marredheniet pozitive mes dy vendeve perbejne nje baze te forte per forcimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat, si energjetike, infrastrukture, turizem e te tjere. Kryetarja Topalli tha se Shqiperia mirepret investitoret gjermane qe te rrisin prezencen e tyre ne vendin tone, duke permendur reformat rrenjesore qe, sipas saj, ka bere Shqiperia. Ne takim u diskutua edhe mbi mundesite e lehtesimit te regjimit te vizave, per bashkepunimin ne arsimimin e te rinjve, si dhe ne rritjen e shkembimeve parlamentare. R.R