PS: Berisha te rimbursoje pensionet
Oli Xhilaga
Qeveria "Berisha" nuk zbaton detyrimin ligjor te idenksimit te pensioneve! Ky ishte konstatimi i bere dje nga nensekretari i Programit te PS-se, Ilir Beqja, i cili, gjate nje komunikimi me mediat, u perqendrua mbi masen me te cilen qeverisja aktuale po zbaton ligjet ne fuqi, si dhe programin e saj ne vecanti. Keshtu, gjate fjales se tij, Beqja u ndal pikerisht ne detyrimin ligjor qe ka qeveria per indeksimin e pensioneve. "Po kalon gjysma e muajit maj, jane zhvilluar dy mbledhje te Keshillit te Ministrave dhe qeveria e Kryeministrit Berisha akoma nuk po kujtohet te zbatoje detyrimin ligjor te indeksimit te pensioneve ne daten 1 maj", vuri ne dukje Beqja, gjate fjales se tij. Sipas tij, ne baze te nenit 61, te ligjit 7703 dhe te pikes 11, te VKM, nr. 61, date 1 shkurt 2006, cdo date 1 maj qeveria ka detyrimin te indeksoje pensionet. Ardhur ne kete pike, Beqja vleresoi se "inflacioni ne muajit mars dhe prill ka fluturuar. Buxhetet familjare te pensionisteve jane pakesuar". Sipas tij, qeveria "Berisha" vijon te mbaje fort vendin e pare per premtimet e pa mbajtura. Nderkaq, nensekretari socialist bazuar mbi statistikat e publikuara mbi shpenzimet mujore te moshes se trete konstatoi se inflacioni per pensionistet kap shifrat 6,3 per qind. "Sipas VKM nr. 61, ushqimet zene 62 % te shpenzimeve mujore, ndersa energjia elektrike dhe lendet djegese zene 10,6 % te shpenzimeve mujore. Sipas te dhenave zyrtare te Institutit te Statistikes, ne mars vetem ushqimet u shtrenjtuan me 7,7%, ndersa ne prill u shtrenjtuan me 7,6 %. Po ashtu energjia dhe lendet djegese ne mars u shtrenjtuan 14.6 %, ndersa ne prill u shtrenjtuan 13.9 %. Vetem prej ketyre te dhenave te INSTAT, inflacioni per pensionistet eshte te pakten 6.3 % ne muajin mars dhe 6.2 % ne muajin prill", nenvizoi Beqja. Por po ne kete linje, Beqja shtoi se, "nese ne korrik 2007 te ardhurat minimale mujore te pensionisteve ne qytet ishin 10410 leke, ne mars 2008 keto te ardhura ishin 9,793 leke dhe ne prill 2008 ishin 9802 leke. Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij jane ne Pole Position te premtimeve te pambajtura. Kryeministri premtoi dyfishim te pensioneve. Pasi eshte konsumuar 2/3 e mandatit qeverises, per 170 mije pensioniste te qytetit pensioni eshte rritur me jo me shume se 1/4, ndersa per 110 mije te tjere pensioni eshte rritur vetem me 1/10". Per kete arsye, nensekretari socialist garantoi se Partia Socialiste ne programin e saj te ri qeverises do te vere ne vend te gjitha te drejtat ligjore dhe financiare te pensionisteve te neperkembura dhe perdhosura gjate qeverisjes se Sali Berishes. Njekohesisht, duke mos ia hequr stafeten e vendit te pare, Beqja akuzoi se "Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij jane ne Pole Position te moszbatimit te legjislacionit ne fuqi. Prej tri vitesh nuk indeksohen pensionet me 1 maj, qe vjet duhet te kishte filluar informimin e kontribuuesve, qe prej tri vjetesh nuk zbaton detyrimet per pensionet suplementare te ushtarakeve". Nje akuze e cila po perseritet ne menyre te vazhdueshme nga ana e socialisteve, te cilet i kujtojne ne cdo moment kreu te ekzekutivit se nuk ka realizuar premtimet elektorale dhe zbatuar ligjet ne fuqi.
Berisha: "Do te rimbursojme deri qindarken e fundit"
Kryeministri Berisha me se njehere eshte shprehur ne menyre te palekundur se do te rimbursoje pagat e te gjithe buxhetoreve dhe pagesat per njerezit ne nevoje. Nderkohe qe ai nuk ka munguar te shprehet se do te rimbursoje deri ne qindarken e fundit dhe te pensioneve, duke bere qe perfituesit e kesaj shtrese me te ardhura jo te kenaqshme te mos jete viktima te rritjes galoponte te cmimeve, por dhe te inflacionit. Nje deklarate te tille kreu i ekzekutivit e ka bere jo vetem ne mbledhjen e qeverise dhe ne Kuvend, por dhe ne vizitat e tij te zhvilluara ne Sarande, Lezhe dhe Shkoder. Ku primare ai ka paraqitur kujdesin per keto shtresa sociale, te cilat jane me te ekspozuara ndaj rritjes se cmimeve. Emergjenca e indeksimit te pensioneve dhe te pagave te buxhetoreve ka dale pas rritjes se madhe te cmimeve te produkteve jetike ushqimore te cilat marrin dhe pjesen me te madhe te te ardhurave te qytetareve ne Shqiperi. Nje rritje kjo e perbotshme, nga e cila Shqiperia, si vend me nivel te ulet jetese eshte e prekur. Pritet qe indeksimi te hyje ne fuqi se shpejti.