Topalli: Opozita përgjegjëse për vonesat e integrimit, s’votoi 3 ligjet e statusit
Kryetarja e Kuvendit analizon punën e legjislativit gjatë vitit 2012-ë. “U miratuan reforma të rëndësishme. Historia po na njeh sërish me Hamza Kastriotët dhe Haxhi Qamilët që pengojnë Shqipërinë”
Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka cilësuar të suksesshëm punën e Parlamentit gjatë vitit 2012. Gjatë analizës 1 vjeçare të legjislativit, Topalli fajësoi sërish opozitën se bllokoi marrjen e statusit të kandidatit. “Opozita nuk votoi tre ligjet e kërkuara nga brukseli që ishte ligji për Gjykatën e Lartë, për nënpunësin civil dhe reformën paralmentare duke privuar të gjithë shqiptarët dhe Shqipërisë të jetë një vend kandidat i BE-së, megjithëse Komisioni Europian propozoi marrjen e statisit me kushtin që të miratohen këto 3 ligje”- tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit e ka krahasur liderin e opozitës me figura të cilat në histori janë paraqitur si figura që kanë punuar kundër Shqipërisë. “Historia jonë ka njohur Hamza Kastriotin, Haxhi Qamil, njerëz që janë bërë pengesë të zhvillimit dhe ecjes përpara, ne kemi qene të fundit për të kapërcyer sistemin diktatorial, Haxhi Qamilët janë krijesa shqiptare, edhe sot gjendet një që e pengon Shqipërinë. Kjo nuk ndodh kurrë me forca të mëdha politike që një lider të mos lejojë të votojë për ecjen përpara të vendit. Nuk fajësoj deputetët e opozitës që për ligjet e tjera ishin të lirë”- tha Topalli.
Ajo ka thekuar se tre ligjet do të jenë pjesë e axhendës parlamentare deri sa të votohen dhe këtë do ta zgjedhin shqiptarët me votën e tyre.
Kryeparlamentarja Topalli vlerësoi si të suksesshme dhe të rëndësishme miratimin e reformave, si ai i reformës zgjedhorr, Kodi Civil, kodin penal, kodin detar, kodin hekurudhor, ligjin për Konferencën gjyqësore, ligjin për Gjykatën Administrative i cili sipas saj ka mbetur pa u zbatuar për shkak të mos votimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë.
Gjithashtu ajo theksoi më tej se Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka rënë në recension falë reformave të ndërmarra nga qeveria në sektorë të ndryshëm të vendit. “Reformat bënë të mundur që vendi ynë, jo se s`ka probleme, ka mjerim, varfëri, por të paktën nuk jemi në krizë, edhe pse jemi të rrethuar nga kriza, më shumë se çdo vend tjetër”- theksoi Topalli.
Kryetarja e Kuvendit sqaroi edhe mosvotimin në Parlament të Adriatik Llallës si kryeprokuror i vendit. “Ky është një qëndrim. Prokuroria e lexon mirë dhe e di shumë mirë se çfarë dua të them. Ky është një qëndrim për t’i thënë, por edhe për të kërkuar fort që të bëjnë një betejë kundër korrupsionit pa kompromis, të mos përdoren politikisht, të mos kenë frikë të hapin të gjitha dosjet, të mbyllin të gjitha kapitujt e shit-blerejve të dosjeve”- tha Topalli.