E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, opozitës: Votoni 3 ligjet e statusit

28-12-2012 / Gazeta 55

Kuvendi i Shqipërisë mbyll punimet në Sesionin e Shtatë të Legjislaturës së VII

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kuvendi u mblodh dje në seancë plenare, e fundit për vitin 2012. Diskutimi i projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës dhe që përfshiu deputetë të mazhorancës dhe opozitës, si dhe ministrat, u përqendrua në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.
Në mbyllje të seancës, Kryetarja e Kuvendit, Topalli ftoi edhe njëherë opozitën për të votuar tre projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian dhe që do të hapnin dritën jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Mbeten tre ligjet që kërkon Bashkimi Europian. Do kishte qenë mirë sikur në prag të Vitit të Ri ta mbyllnim edhe me votimin e tre ligjeve që kërkon Bashkimi Europian. Mua më vjen keq që ju të opozitës nuk bini dakord, por gjithsesi unë ju uroj gëzuar festat! Ju uroj gëzime dhe shëndet në familjet tuaja!”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, duke njoftuar mbylljen e Kuvendit për vitin 2012-ë.
Ndonëse një vit i suksesshëm në terma të funksionimit të demokracisë, 2012-a regjistroi ngadalësimin e procesit të integrimit, falë “zotimit” të opozitës në bllokimin e 3 ligjeve të Komisionit Evropian. Edhe pse raporti i KE-së inkurajonte përmbushjen e 12 kushteve, duke përfshirë specifikisht “masën kritike” me 3 ligjet e mbetura, si dhe rekomandonte dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat, Partia Socialiste u bë barrikadë e çdo nisme të mazhorancës për të miratuar në Kuvend këto ligje. Edi Rama nuk hezitoi të kushtëzojë integrimin me karrigen e qarkut të Fierit, duke mos u shqetësuar për fatet e vendit. S’kishte si të ndodhte ndryshe.
Në një vit elektoral, PS dhe Edi Rama do e cilësonin “gabim të madh” politik për opozitën, dhënien e votave për kushtet e statusit. Kjo pasi miratimi i tre ligjeve do sillte statusin e vendit kandidat në BE dhe për opozitën do përkthehej si shkërmoqje e sloganeve elektorale dhe kapitullim pa kushte në 23 qershor 2013-ë. Por, llogaritë janë bërë gabim.
Përfitimet e statusit nuk shkojnë për mazhorancën për parlamentare, por shndërrohen në befenice si ekonomike ashtu dhe morale, për të gjithë shqiptarët. Ky fakt e penalizon dyfish më rëndë opozitën, pasi thelbi i humbjes së zgjedhjeve jo domosdo varej nga bllokimi dhe mos bllokimi i statusit. Në të dyja rastet, opozita del e humbur nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›