Topalli: Opozita të bashkëpunojë për vizat

Duke e vlerësuar si një moment historik dorëzimin e përgjigjeve të Pyetësorit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, kreyetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ftuar opozitën të ndihmojë në këtë proces, por edhe në liberalizimin e vizave. Sipas kryeparlamentares, sjellja e opozitës nuk e ndihmon procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe heqjen e vizave. "Ftoj opozitën të marrë pjesë në Kuvend dhe të bashkëpunojë fuqishëm në këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët", u shpreh Topalli.