E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga juristit për korrupsion

Një jurist në Këshillin e qarkut Elbasan është vënë në prangat e Policisë të martën në mbrëmje për veprën penale të "korrupsionit pasiv".

Arsim Xhevat Berisha, 28 vjeç u vu në pranga pasi akuzohet se ka marrë rryshfet në këmbim të zgjidhjes së një çështjeje.

Burime pranë drejtorisë së Qarkut Elbasan bënë të ditur se 28 vjeçari që prej pak kohësh punonte si jurist pranë Këshillit të Qarkut Elbasan i ka marrë një shtetasi 200 mijë lekë për ti nxjerrë një certifikatë pronesie për tokën në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Por, forcat e Policisë së Elbasanit nuk janë mjaftuar vetëm më arrestimin e zyrtarit. Hetimet kanë shkuar më tej dhe në pranga është vënë edhe shtetasi që kërkoi shërbimin e paligjshëm.

Policia Konfirmoi arrestimin e 23 vjeçarit Skënder Balla, 23 vjeç, lindur në fshatin Bradashesh dhe banues në Elbasan.

23 vjeçari u vu në pranga për veprën penale të "korrupsionit aktiv".

Balla akuzohet se i ka dhënë 200.000 leke juristit Berisha për ti nxjerrë një çertifikatë pronësie shtetasit Rrapush Balla.

Vetëm gjatë muajve të fundit në Elbasan janë vënë në pranga 7 zyrtarë të lartë dhe tre mjekë të akuzuar për korrupsion

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›