Topalli: Opozita të rrëzojë "Murin e Berlinit"
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka mbajtur në seancën e mbrëmshme një fjalim për 20-vjetorin e rënies së "Murit të Berlinit", ku në fund të saj u ka bërë thirrje socialistëve të rrëzonin murin e krijuar me mazhorancën duke hyrë në Kuvend. Edhe pse nuk dha një ofertë për negociata, Topalli deklaroi se "Shfrytëzoj edhe një herë rastin për të ftuar deputetët e opozitës për të ushtruar detyrën e tyre dhe për të mos humbur shansin historik për të qenë edhe ato pjesë e realizimit të këtyre ëndrrave, të këtyre momenteve historike, për të cilat dhe kanë punuar dhe kanë sakrifikuar të gjithë shqiptarët".