Topalli: Opozita, të rrëzojë murin e bojkotit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë edhe njëherë thirrje opozitës të hyjë në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit Topalli theksoi se opozita duhet të rrëzojë murin e bojkotit dhe të hyjë në kuvend për të kontribuar në të mirë të shqiptarëve.
"Opozita të hyjë në Kuvend për të rrëzuar murin e bojkotit i cili është Muri i Berlinit, të rrëzojë murin e mashtrimit dhe të interesave personale ekonomiko-politike. Unë isha për një vizitë në Itali, prej nga mora vlerësimin se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat", ka pohuar Topalli.
Ndërkohë duke iu referuar mitingut të maxhorancës për 8 dhjetorin në përkujtim të lëvizjes së studentëve të vitit 1990 theksoi se mediat e huaja i bënë jehonë mitingut madhështor duke theksuar se kreu socialist Rama ishte i vetmi që nuk festoi.