E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-opozitës: Rrëzoni murin e interesave kriminale

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti sot gjithë ata që morën pjesë në mitingun e 8 dhjetorit, të cilin e cilësoi me pjesëmarrje gati biblike dhe me vendosmërinë unike për aspiratën evropiane. Topalli iu drejtua me thirrje opozitës të rrëzojë murin e bojkotit dhe të interesave kriminale dhe të kthehet në Kuvend.
"Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët, që si kurrë ndonjëherë, me një pjesëmarrje gati biblike festuan tek heroi i tyre kombëtar. Ne rrëzuam Murin. Ne ndryshuam vendin"- tha ajo, duke i bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës.
"Rrëzojeni murin e bojkotit. Është një Mur Berlini. Rrëzojeni murin e mashtrimit. Është një mur Berlini. Rrëzoni murin e interesave kriminale ekonomike. Është një Mur Berlini. Më 28 Qershor shqiptarët ju votuan për të kryer detyrën e shenjtë të opozitës këtu në Parlament. Me 8 Dhjetor të gjithë ishin në shesh tamam si në vitin '90. Vetëm se ishim shumë më shumë. Vetëm ai që nuk pranon 8 dhjetorin e 1990, nuk pranon as 28 Qershorin 2009"- tha ajo.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›