Topalli PD rriti punesimin Bregu Shqiptaret nuk i falin Rames bllokimin
Partia Demokratike po zhvillon në Pallatin e Kongreseve Konventën me fokus tek punësimi dhe pagat e larta. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila hapi edhe konventën ka renditur disa nga arritjet e kësaj mazhorance në rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë në vend.
Ajo nënvizoi angazhimin e demokratëve për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës.
Kryeparlamentarja Topalli theksoi se në gjithë këto vite qeveria shqiptare ka bërë gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale për bizneset duke nxitur punësimin. Sipas Topallit, në 8 vitet e fundit në Shqipëri janë krijuar 200 mijë vende të reja pune.
Patozi akuza Ramës për taksën e sheshtë
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e vuri theksin tek miratimi i ligjit që mundëson heqjen e taksave për rreth 220 mijë shqiptarë që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj. Patozi akuzoi kryetarin e opozitës për mosvotimin e ligjit, ndërsa shprehu vendosmërinë e demokratëve për të ndërmarrë çdo nismë, që siç tha ai, do të sjellë më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.
“Në sallonin mavi të çudive të Edi Ramës, e zeza mund të bëhet e bardhë, madje edhe humbja mund të quhet fitore. Për shqiptarët është e thjeshtë dhe e qartë, me PD nuk ka mëdyshje, ne jemi të vendosur të ndërmarrim çdo nismë për më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve, për të hapur më shumë vende pune, mbi të gjitha për paga përherë e më të larta, sepse ne jemi ndryshimi përpara.”- përfundoi Patozi.
Bregu: Shqiptarët nuk do t’i falin bllokimin e integrimit Ramës
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, akuzoi kryetarin e PS-së për bllokimin e statusit kandidat, duke përmendur humbjet që sipas saj i janë shkaktuar vendit nga mosvotimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja. Ministrja Bregu u shpreh e bindur se më 23 qershor, shqiptarët nuk do t’i falin bllokimet e Ramës.
“A e dini sa vende pune do ishin shtuar sikur te kishim fituar statusin e vendit kandidat. 110 projekte të financuar nga fonde, 850 km rrugë të ndërtuara, 14 ujësjellësa e kanalizime, gjykata e burgje. Nëse Rama nuk do kishte bllokuar statusin do ishin financuar edhe 100 projekte përkthyer në punësim për 60 mijë shqiptarë, do ishin ndërtuar edhe 500 km rruge të tjera rurale, ne do kishim ndërtuar edhe 60 shkolla e kopshte te reja. Kemi humbur, ndërtimin e 6 spitaleve të reja rajonale nga bllokimi i Ramës, dhe do të mund të kishim ndërtuar spitalin e kirurgjisë, që do të ishte zgjidhje për shqiptarët. Shqiptaret kanë humbur kohë të gjatë nga pengmarrja dhe nuk do t’i falin asnjë ditë, jo më 3 vjet bllokim, Edi Ramës. Shqiptarët meritojnë të ecin përpara. Ne kemi sjellë ndryshimin në këtë vend dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”- deklaroi ministrja Bregu.