E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli PS te propozoje ne te miratojme

Reagimi erdhi pas publikimit te letres se komisionerit per Zgjerimin Stefan Fyle i cili kerkoi zgjidhjen e ngercit politik ne vend.

Kerkesa themelore eshte ajo te ciles i kemi kthyer pergjigje vazhdimisht permes nje ftese ose me mire permes ofertes qe ne asnje vend te botes nuk eshte bere e mundur ne permasa kaq te medha. Eumlshte nje oferte qe i kerkon opozites qe te vije te beje propozimet e saj te marre miratimin e institucioneve te specializuara si ODIHR-i apo Komisioni i Venecias per amendamentet per rekomandimet qe jep OSBE/ODIHR-i ne raportin e fundit dhe pastaj mazhoranca te votoje keto propozime theksoi sot Topalli per gazetaret.

Ajo shtoi se oferte me te madhe se kjo maxhoranca nuk mund ti beje opozites duke shtuar se ftesat per opoziten kane ardhur edhe nga OSBE-ja. Nese e keni vene re edhe ne deklaraten e djeshme per mediat te OSBE-se ftesa per opoziten eshte e qarte ejani ne Parlament beni propozimet marrim miratimin se jane ne perputhje me standardet dhe maxhoranca vetem do te votoje per cdo amendament te opozites per Kodin Zgjedhor. Ky eshte maksimumi qe nje Qeveri nje maxhorance mund te bejne ne te gjitha mundesite e saj. Nuk ndodh ne asnje vend te botes jemi i vetmi vend ne bote ku Qeveria dhe maxhoranca i thote opozites ti propozo dhe une do te votoj. Jemi vendi unik tha kryeparlamentarja.

E pyetur per largimin e nje deputeti nga radhet e kesaj partie zonja Topalli tha se maxhoranca eshte e konsoliduar teksa ka permendur ketu edhe procesin e heqjes se vizave.

2010-10-09 1357

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›