E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Pashkët, dita të mendojmë për vendn

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke uruar të gjithë besimtarët e krishterët për festën e Pashkëve nuk i është shmangur as deklaratave politike. Topalli duke iu referuar festës së Pashkëve si dita e ringjalljes theksoi se kjo ditë përkon edhe me ringjalljen që shqiptarët tani po e përjetojnë.
"Sot është dita kur duhet të mendosh edhe për dialogun dhe ai bëhet në Parlament theksoi Topalli duke shtuar se duhet të shmangen situatat artificiale që po ndodhin. Sipas saj të gjithë duhet të bashkëpunojnë për interesat e përbashkëta të vendit siç është liberalizimi i vizave duke lënë mënjanë interesat personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›