Studentët çekë,jo viktimë e trafikut të organeve

Policia e çekisë ka hedhur poshtë çdo mundësi për trafikimin e organeve të shtetasve çekë, që rezultojnë të zhdukur në Shqipëri që nga viti 2001. Deklarata është bërë nga shefi i policisë kriminalistike të çekisë, Jan Noga, i cili është pyetur nga mediat për hipotezat e hedhura nga prokurori i Serbisë për krime luftës, Vladimir Vukçeviç.
"I kemi vërtetuar të gjitha mundësitë, i kemi krahasuar informacionet dhe mostrat që i kemi, dhe nuk është vërtetuar se kemi të bëjmë me tre personat e zhdukur", i tha Jan Noga, agjencisë çTK.
Prokurori i Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç, në fund të vitit të kaluar, deklaroi se disa nga viktimat në "shtëpinë e verdhë", në Shqipëri ishin edhe tre shtetas të çekisë.
Hipoteza e trafikimit të organeve në Shqipëri zë fill me librin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte.