Topalli Policia Bashkiake ka liruar ne mbi 300 raste hapesirat publike

Policia Bashkiake ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni është përqendruar sot përgjatë rrugës së “Kavajës”, nga qendra deri tek Pallati me Shigjeta, ku shitës ambulantë dhe subjekte tregtare kishin zaptuar trotuaret me aktivitetin e tyre. Përveç vendosjes së gjobave, Policia Bashkiake ka sekuestruar sot edhe objekte, si çadra, tavolina e karrige dhe produkte që tregtoheshin nga shitës ambulantë. Sekuestrimi i tyre erdhi pas mos bindjes së subjekteve dhe shitësve ambulantë, për lirimin e hapësirave publike.
“24 orë përpara, çdo subjekti i është lënë edhe akti i konstatimit, për zaptim të hapësirave publike. Këto subjekte nuk kanë zbatuar urdhrat e Policisë Bashkiake, për lirimin e hapësirave publike, ndaj Policia Bashkiake ka marrë përsipër të bllokojë dhe të vendosë gjoba mbi të gjithë këto subjekte që janë në kundërshtim me ligjin, në pjesën ku qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të ecin lirshëm dhe të mos pengohen nga subjekte të ndryshëm që vendosin tavolina, çadra, hekura apo zinxhirë. Aktualisht, mund t’ju them se nga momenti kur ka filluar kjo punë, deri tani janë mbi 300 raste të liruara nga Policia Bashkiake, raste që konsistonin me vendosje zinxhirësh, bllokime rrugësh, zënie trotuaresh dhe në të gjithë rastet që do të konstatojmë në vijim, do të zbatojmë vetëm ligjin dhe detyrat me të cilat e ngarkon ligji Policinë Bashkiake” – u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli.