Loja i kushton jeten 3 vjecarit

Një vogëlush 3-vjeçar është rrëzuar nga kati i shtatë i pallatit teksa luante në ballkonin e apartamentit të tij.
Ngjarja është regjistruar në mesditë në afërsi të rrugës “Besim Alla”, në Yzberisht, në Tiranë.
Rrëzimi ka qenë fatal për 3-vjeçarin Olsi Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë më pas në spitalin ushtarak si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e Komisaroatit numër 6 të Policisë së Tiranës, nga veprimet paraprake hetimore të cilëve, u konfirmua se ngjarja ishte aksidentale.
Në banesë, ishin familjarët e vogëlushit, të cilët nuk e kishin vënë re se ai ishte ngjitur në hekurat e ballkonit.