Topalli-Ramës: Propozo emrat për KQZ, mos kërko alibi për humbjen
TIRANË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ka kërkuar kreut socialist Edi Rama të propozojë emrat për KQZ, duke u shprehur se Kuvendi është gati ti votojë ato.
Në takimin me drejtoren e NDI në Shqipëri, Ana Kadovic dhe ekspertin zgjedhor Sam Sager, Topalli deklaroi se shpreson që Rama të mos e përdorë këtë si alibi kur të humbë zgjedhjet.
Sipas saj KQZ është votuar me konsensus mbi principin e balancimit dhe anëtarët e tij duhet të zbatojnë dhe respektojnë ligjin.
Ndërkohë që në takim palët nënvizuan rëndësinë që vendet në KQZ duhet të plotësohen dhe është e rëndësishme që të gjitha palët të ndikojnë dhe të kontribuojnë në besimin tek zgjedhjet. NDI do të këtë një numër vëzhguesish në zgjedhjet e 23 qershorit.
(e.m/News24/BalkanWeb)