Topalli: Së shpejti njohje të reja për Kosovën

Kosova është para proceseve të mëdha dhe numri i shteteve që do njohin atë do shtohet. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një konferencë për shtyp me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. "Kosova ka bërë përparime të dukshme", theksoi ajo. Sipas Topallit,EULEX-i duhet të respektojë institucionet e Kosovës. Ajo theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Kosovës nuk do cënojë pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi tha se shteti i Kosovës po konsolidon institucionet. "Janë bërë përparime në demokracinë e Kosovës. Kosova po konsolidon institucionet e saj", tha ai.