Putin: Rusia nuk ka lidhje me dhunën në Kirgistan
Kryeministri rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij distancohet nga aktet e dhunës që kanë përfshirë Kirgistanit. Gjithashtu Putin ka pohuar se këto ngjarje të rënda nuk janë nxitur nga shteti rus.
"Jam i habitur nga ngjarjet që po ndodhin aktualisht në shtetin e Kirgistanit. Por dua të pohoi se Rusia dhe asnjë zyrtar i Rusisë nuk ka asnjë lidhje me përleshjet dhe me aktët e dhunës që kanë përfshirë Kirgistanin."- deklaroi kryeministri Putin gjatë një konference për shtyp në qytetin e Smolenskut.
Gjatë fjalës së tij kryeministri rus u bëri thirrje shtetasve të Kirgistanit për qetësi.
"Ne nuk na intereson se çfarë po ndodh në Kirgistan. Kjo është një çështje e brëndshme e këtij shteti. Por ne u bëjmë thirrje qeveritarëve dhe forcave opozitare në këtë vend që të qetësohen gjakrat. Gjithashtu u bëj thirrje forcave policore që të mos ushtrohet dhunë ndaj popullatës së pafajshme, por të veprojë ligji dhe të mos vriten civilë."- pohoi Vladimir Putin. Me dhjetëra persona janë vrarë ditën e mërkurë në kryeqytetin e Kirgistanit, në Bishkek. Vrasjet masive ndodhen në kohë kur disa trupa qeveritare sulmuan me armë protestuesit opozitarë.