Topalli-Sekui Integrimi eshte dhe duhet te jete nje objektiv mbarekombetar
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sekui, i cili i dorëzoi zyrtarisht Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2011.
“Ky raport, tha Kryetarja e Kuvendit, do të jetë axhenda e parlamentit dhe çdo kapitull i tij do të lexohet me vëmendje. Ligjet e kërkuara do të jenë gjithmonë në rend të ditës dhe çdo çështje e ngritur do të jetë platformë e punës sonë.
Ju siguroj se do të bëj çdo përpjekje për gjithçka që varet nga unë si Kryetare e Kuvendit, për të çuar përpara procesin integrues.
Shqiptarët janë një popull europian, me vokacion perëndimor e që dinë të përdorin potencialin e tyre.
Ne jemi të vendosur tërësisht në përmbushjen e aspiratës së tyre integruese.
Këtë raport do ua dorëzoj krerëve të grupeve parlamentare duke i ftuar edhe një herë ata të punojmë së bashku për reformat dhe ligjet integruese.
Integrimi është një objektiv parësor kombëtar dhe në parlament të gjithë deputetët kanë detyrën të reflektojnë këtë mendim unanim të qytetarëve, përmes votës së tyre.
Bojkoti dhe bllokimi kanë dëmtuar Shqipërinë dhe si Kryetare e Kuvendit dhe si politikane ndihem keq që për interesa personale të dikujt, të dëmtohen qytetarët”, tha ajo.
Nga ana e tij Kreu i delegacionit të BE-së Sequi vlerësoi angazhimin për ta bërë raportin në një axhendë parlamentare
“Integrimi, theksoi ai, është dhe duhet të jetë një objektiv mbarëkombëtar. Ne mbetemi të gatshëm, të punojmë së bashku për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit evropian”.