THE ECONOMIST: Shqipëria nuk mori progres-raport, por stanjacion-raport
Share
Në një shkrim të Tim Judah në The Economist, flitet për progres-raportet e Komisionit Europian. Sipas tij, vetëm Serbia e Mali i Zi kanë arsye për të qenë të kënaqur. Kurse Shqipëria, Kosova, Bosnja e Maqedonia, nuk kanë marrë raport- progresi, por raport stanjacioni. Sipas Judah, Shqipëria është e paralizuar nga një ngërç politik që pas zgjedhjeve të kontestuara të qershorit 2009. Korrupsioni në nivele të larta është një shqetësim i madh, shkruan Judah.
Për vendet e Ballkanit duket se tranzicioni nuk po mbaron kurrë, shkruan Judah, megjithatë tërheqja e Brukselit është e fortë. Nuk duhet harruar se Kroacia po hyn në BE dhe fakti se Mali i Zi po parakalon Serbinë ka bërë që këta të fundit të punojnë shumë.