Topalli: Situata po menaxhohet me kujdes
Zonja Topalli, siguroi në një prononcim për mediat se “rruga nacionale që lidh Tiranën me Shkodrën është e kalueshme për të gjitha automjetet dhe përmes saj vazhdojnë të vijnë në Shkodër automjete të shumtë të mbushura me ushqime, ujë, ilaçe dhe materiale të tjera të nevojshme në ndihmë të familjeve të përmbytura”. “Vullneti dhe i gjithë përqendrimi ynë është që të mos humbim asnjë jetë njeriu. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa jeta e njeriut” u shpreh zonja Topalli, duke vlerësuar edhe një herë punën e bërë nga të gjitha strukturat për menaxhimin e situatës. Prej fillimit të këtij viti, disa zona në qarkun e Shkodrës janë nën ujë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që detyruan dhe hapjen e portave të hidrocentraleve.Forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, etj., janë angazhuar në operacione evakuimi të banorëve të rrezikuar, ndërsa ka nisur dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore. Situata është ndjekur dhe vazhdon të ndiqet në terren edhe nga autoritete të larta të shtetit.