Ndryshimet në Qeveri s’lidhen me ditë

Kryeministri Hashim Thaçi nuk dha sot ndonjë afat kohor se kur do të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin e tij. Ai u shpreh se “reformat” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se nuk janë të lidhura me afate kohore.
“Reformat ndodhin çdo ditë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Këto janë të pandërprera, nuk janë të përcaktuara me ditë, a me orë apo me javë, apo me muaj”, theksoi Thaçi, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.
Sipas tij, këto ndryshime bëhen me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.
“Të gjithë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në kuadër të kësaj edhe të Qeverisë, duhet kuptuar si rritje e angazhimeve për efektivitet edhe më të madh në punë, në veçanti tash pas suksesit të plotë që kemi pasur në hapjen e perspektivës evropiane dhe nevojës për thellimin e reformave demokratike, qoftë në ekonomi, qoftë në politikë, qoftë në legjislacion sipas standardeve më të larta evropiane dhe në kuadër të kësaj duhet të kuptuar i gjithë ky përkushtim si thellim i reformave në kuptimin edhe kuadrovik, edhe të standardeve edhe të kritereve, por natyrisht edhe të energjive të reja”, ka thënë Thaçi, transmeton KoovaPress.