E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Te heqim imunitetin

Në konferencën me temë Standardet e Etikës dhe Kodeve Parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ndal në mënyrë të veçantë tek nisja e proçedurës në Kuvend për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.

Duke theksuar se me heqjen e imunitetit, Shqipëria do të hedhë një hap vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Europian, Topalli u shpreh:

“Tashmë Kuvendi ka një proçes dhe proçedurë konkrete në këtë fushë. Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe ambasadorja gjermane Karola Holtkemper, e cila u shpeh pro miratimit të kësaj iniciative më 6 gusht në Kuvendin e Shqiperisë”.

Konferenca ishte organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me mbështetjen e prezencës së OSBE-së dhe ambasadës gjermane në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›