Topalli: Të rishikohet historia e Shqipërisë
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kërkuar sërish që të rishikohet historia e Shqipërisë nga historianët e rinj ndërsa tha se të vjetërit nuk po gjejnë kurajo të kërkojnë falje për shtrembërimin e saj.
Gjatë ceremonsë së inagurimit të rikonstruksionit të godinës së ish të përndjekurve politik Zonja Topalli tha se në institucionet e larta të drejtësisë ende drejtojnë persona që i kanë shërbyer regjimit komunist.
Gjatë kësaj ceremonie ka marrë fjalën e rastit edhe Agim Musta i cili kishte realizuar një ekspozitë ku përcillen të fotografuar të ekzekutuarit e regjimit komunist si dhe vend burgimet e regjimit.