E Shtunë, 31 Tetor 2026

Univeristeti Kristal, 150 studentë diskutojnë modelin e BE-së

Për një javë Shqipëria do të jetë në Bashkimin Europian me seli në Universitetin Kristal. Kjo vjen falë 150 studentëve shqiptare të rajonit dhe vendeve të Europës që do të jenë pjesë e konferencës “Modeli i Bashkimit Europian”.

Për afro shtatë ditë ky projekt qe bashkon studentët nga të gjitha vendet në Universitetin Kristal në Tiranë do të ketë si qëllim stimulimin e procesit vendim-marrës të BE-së, kryesisht e përqëndruar në procedurat e zakonshme legjislative midis Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian.

Por gjithashtu në këtë aktivitet nuk do të mungojnë as eksperiencat e figurave të njohura nga fusha e Integrimit në BE nga e gjithë

Shqipëria dhe rajoni do të bashkohen me pjesmarrësit për të diskutuar çeshtje specifike lidhur me çdo temë, pra duke siguruar që pjesmarrësit të jenë të informuar në gjendjen aktuale të debatit në temat e zgjedhura dhe duke dhëne një këndvështrim më të hollë në jetët e përditshme të politikë-bërësve brenda BE-së.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›