E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të rishkruhet historia për kohën e komunizmit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u bën sërish thirrje historianëve të rishkruajnë historinë e periudhës së komunizmit. Kryeparlamentarja mori pjesë në përurimin e Institutit për Studimet e Krimeve të Komunizmit dhe Pasojat e tij, ku me këtë rast u çel dhe ekspozita Gjeografia e gjenocidit të komunizmit në Shqipëri. Unë dua ti ftoj edhe një herë historianët, në qoftë se ata të vjetrit që bëjnë historinë zyrtare që nuk ishte historia reale e shqiptarëve dhe nuk kanë kurajën për të përgënjeshtruar veten dhe për të thënë më fal. Historianët e rinj kanë për detyrë për të shkruar histori jo si e themi ne, por ashtu siç ka qenë, larg emocioneve, larg propagandës. Të mos lejojmë që memoria jonë të mbetet e shkurtër dhe unë besoj se harresa dëmton, u shpreh Kryeparlamentarja. Sipas saj Duke kujtuar atë që ka qenë, duke kujtuar këta engjëj që qëndruan jo për veten e tyre por për besimin e tyre, për një idealizëm tek liria, tek vlerat e Perëndimit, drejt të cilit ne përpiqemi që të shkojmë sot, përulemi para tyre por edhe një herë kërkojmë me ngulm që memorien ta kthjellojmë, të ajrosim mendjen e çdo qytetari. Unë nuk pres që të kërkojnë të falur ata që sot janë në disa institucione ndoshta edhe të Drejtësisë. Nuk e pres më. As nuk e dua më. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi edhe librat që janë shkruar në vitet e fundit mbi regjimin komunist, duke i cilësuar si kujtesë për një pjesë të dhimbshme të historisë së kombit tonë. Ndërsa drejtori Agron Tufa tha se ky institut është i hapur të bashkëpunojë e të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e studiuesve, historianëve, botës akademike e intelektuale shqiptare për të zbardhur krimet e komunizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›