Topalli Te votojme heqjen e imunitetit

Nga Gjeneva ku mori pjese ne takimin e Unionit nderparlamentar nderkombetar zonja Topalli i beri thirrje opozites ti bashkoje votat me mazhorancen per kufizimin me ligj te imunitetit. Sipas saj ky ligj qe kerkon 84 vota do ti hapte rruge hetimit te akuzave per korrupsioni ndaj cdo funksionari ne politike apo drejtesi akuza te cilat tashme jane beret e perditshme.
Si Kryetare e Kuvendit i gjej shume te renda akuzat reciproke. Mendoj se ka ardhur koha qe institucionet duhet te veprojne ne menyre qe te mos krijojme nje klime helmuese qe ndot teresisht klasen politike. I bej ftese Edi Rames te lejoje deputetet e tij qe te votojne ligjin per kufizimin e imunitetit te politikaneve por edhe te gjykatesve edhe te institucioneve te tjera te cilet e perdorin kete si nje mburoje per te mbuluar mekatet e tyre. Eumlshte menyra e vetme per te luftuar korrupsionin tha Topalli.
Ne Gjeneve perfaqesuesit e larte te parlamenteve nga e gjithe bota diskutuan per forcimin e rolit te parlamentit vecanerisht ne ceshtje kyce si transparenca dhe standardet e zgjedhjeve. Kryetarja e Kuvendit i cilesoi zgjedhjet ne shqiperi si me te mirat te realizuara ndonjehere ku numerimi i votave u mbikqyr dhe u krye ne kohe ne reale dhe sistemi i zgjedhjeve u caktua nga opozita.