E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Vullnet të çeliktë kundër bandave

, deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në hapje të Konferencën Rajonale “Forcimi i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë për një Anëtarësim të shpejtë të Evropës Juglindore në BE”.

Pasi shprehu kënaqësinë që Konferenca mbahet në Tiranë dhe pasi u uroi mirëseardhjen delegacioneve nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, Parlamenti Evropian dhe parlamentet e vendeve të rajonit, Kryetarja Topalli tha se kjo konferencë mbi forcimin e bashkëpunimt në fushën e sigurisë midis vendeve tona është afirmim i vendosmërisë së vendeve pjesëmarrëse për këtë qëllim.

Lidhur me angazhimin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s, Topalli përmendi vendimin e qeverisë shqiptare për shtimin e trupave në Afganistan. Kryeparlamentara tha gjithashut se qeveria shqiptare ka dëshmuar një vullnet të çeliktë në shkatërrimin e bandave kriminale dhe për këtë u shpërblyem me NATO-n.

“Ne do vazhdojmë t’i bëjmë betejë çdo interesi kriminal apo mafioz të veshur apo jo me kostum zyrtari, për tu shpërblyer me BE-në. Ne jemi në një fazë të re, fazë e re me sfida të reja dhe që kërkon përgjigje të reja. Në Kuvend ne kemi ratifikuar, vetëm këto javët e fundit, marrëveshje të shumta për bashkëpunimin ndërkufitar me ju, me vendet tuaja dhe me vende të tjera; kemi ratifikuar marrëveshje me vendet e rajonit dhe ato të Europës për bashkëpunimin në luftën kundër krimit.”, theksoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›