Topalli analizon punën e Kuvendit: Bllokimi i imunitetit nga opozita, për të bllokuar statusin
Në një konferencë shtypi, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka analizuar punën e legjislativit gjatë sesionit të kaluar. Ajo e vlerësoi punën e Parlamentit gjatë këtij sesioni, duke theksuar se janë miratuar 131 akte në Kuvend, ku disa prej tyre edhe me konsensusin e opozitës.
Sipas saj mbyllja e reformës zgjedhore, ka qenë pika kulminante në punën e Kuvendit gjatë vitit të kaluar.
Topalli ka shprehur “keqardhje për bllokimin që i beri opozita nismës së maxhorancës për heqjen e imunitetit. Angazhimi ynë është i plotë për heqjen e tij si një nga kushtet themelore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian“.
“Mbyllja e sesionit u bë përmes një bllokimi për të votuar një draft të shkruar nga opozita. Ky ishte një mesazh i keq që i drejtohej ndërkombëtarëve dhe të gjtihë shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit. Ky ishte një mesazh që nuk i takon asnjë deputeti ta marrë përsipër, por sigurisht për ne ka rëndëisi kapitale heqja e imuniteti dhe jo rrugët e heqjes së tij, prandaj ne jemi të vendosur që të ndjekim të gjitha rrugët për heqjen e imunitetit” tha Topalli.
Sipas saj, mosmiratimi i heqjes së imunitetit në seancën e 6 gushtit nga ana e opozitës ka si synim bllokimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
“Bllokimi i 6 gushtit ka pasur qëllim bllokimin e statusit, por një gjë për ne është fondamentale dhe kjo tregohet përmes historikut të zhvillimit. Për ne rëndësi kapitale ka heqja e imuniteut dhe jo rrugët e heqjes se tij, ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për heqjen e imunitetit, per te arritur një Shqipëri pa imunitete. Kjo nuk është inisiativë për kapital politik, është nismë e hershme tha Topalli.