E Diel, 1 Nëntor 2026

Paska ende njerëz që mendojnë se Ilir Meta është i ndershëm!

Ilir Meta është ndoshta politikani që identifikohet më shumë se kushdo me korrupsionin në këtë vend, pas publikimit të video-skandalit më shumë se një vit më parë, ku ai dukej me figurë dhe zë, teksa fliste për një aferë prej 700 mijë euro.

Të gjithë e dimë tashmë si përfundoi ajo histori, pasi gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën që ta shpallin ata të pafajshëm.

Por, për njerëzit, ai gjithmonë ka qenë fajtor dhe tashmë konsiderohet si politikani më i korruptuar në këtë vend.

Kjo gje del edhe nga një sondazh i gazetës Shqip, për politikanin më të ndershëm në vend. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 1005 lexues dhe nga këta, vetëm 13 prej tyre kanë deklaruar se besojnë që Ilir Meta është një politikan i ndershëm. Paska ende njerëz që besokan tek ndershmëria e tij!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›