E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli i tërheq vërejte Maliqit për fjalor jo të hijshëm në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka tërhequr vëmendjen deputetit të Partisë Demokratike Lefter Maliqi pasi në fjalën e tij në seancën plenare ka përdorur fjalor të pahijshëm për disa nga deputetët e partisë Socialiste. Topalli pasi i ka tërhequr disa herë vërejtje deputetit Maliqi ka deklaruar se pas seancës do të mblidhet edhe byroja e Kuvendit për të vendosur për të.
Më herët në fjalën e tij deputeti i PD-së Lefter Maliqi ka deklaruar se kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi në vitin 1997 ishte veshur si zonjë ndërsa e ka cilësuar deputetin socialist Erion Braçe si rrugaç i cili në vitin 1996 ka qënë xhepist dhe qytetarët e Beratit e kanë goditur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›