E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kerkon heqjen e regjimit te vizave

Gjate punimeve ne Bruksel te Asamblese Parlamentare Euro-Mesdhetare Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati nje takim me Presidentin ne detyre te Keshillit Europian, Karel Zhvarzenberg njeheresh Minister i Jashtem i Cekise, vend qe mban kryesine e radhes ne BE. Topalli vuri theksin tek liberalizimi I vizave si nje çeshtje me interes kombetar per Shqiperine. “Heqja e vizave eshte objektiv kryesor per shtetin shqiptar qe synohet te realizohet, ne nje kohe rekord” tha Topalli.
Nje nga temat e diskutimit te Asamblese Parlamentare te Euro-Mesdheut ishte kriza globale financiare si dhe gjetja e menyrave per zgjidhjen e saj. Ne fjalen e saj Kryetarja Topalli tha se doktrina e ndjekur nga qeveria shqiptare e ka shpetuar vendin nga kriza. Per Topallin kjo pakete konsiston kryesisht ne mbeshtetje direkte te biznesit te vogel, te te pastreheve, industrise se ndertimit dhe qytetaret me te ardhura me te ulta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›