E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje hap per sigurimin e depozitave

Ne mbledhjen e javes se shkuar te qeverise kryeministri Sali Berisha beri te ditur se Agjencia e Sigurimit te Depozitave do te kete 25 mije euro per cdo depozite. Propozimi fillimisht erdhi nga Banka e Shqiperise, qe propozoi sigurim deri ne masen 2 milione leke te reja. Pas kesaj, shuma u rrit ne 25 mije euro, por pavaresisht deklaratev ende nuk ka asnje konkretizim te mases. Te pyetur per kete, ne Agjencine e Sigurimit te Depozitave thone se ande nuk ka asnje draft, apo ndryshim konkret ne ligjin per sigurimin e Depozitave. Nderkohe, burime ne kryeministri thone se ende nuk ka propozim per ndryshim nekete ligj, dhe kjo konfirmohet dhe nga zbardhjet e mbledhjeve te qeverise. Keshtu, ne faqen e Keshillit te ministrave, ne vendimet e dates 12 mars, nuk ka vendim per deklaraten e bere nga kryeministri. Ndryshimi ligjor, duhet te kaloje per debate dhe ne komisionet parlamentare, por dhe ketu ende nuk ka asgje konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›