Topalli leter Rames Parlamenti i ri gati ne 100 vjetorin e Pavaresise

UPDATE- Sekretari i Pergjithshem e Parlamentit Marlind Myftiu me porosi te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne nje leter derguar kreut socialist Edi Rama shprehej se ne 100 vjetorin e Pavaresise do ta bejme Shqiperine me parlament te ri funksional dinjitoz sic e meriton
Topalli nepermjet Sekretarit te Pergjithshem te Kuvendit I ka kthyer pergjigje letres derguar me heret asaj nga lideri i opozites Edi Rama
Ne leter nder te tjera shkruhet Z. Rama ju veme ne dijeni qe ne mbledhjen e sotme te Komisionit Shteteror u be prezantimi i 25 studiove me te njohura nderkombetare te cilat kane shprehur interes per te marre pjese ne kete konkurs. Komisioni Shteteror vendosi qe te gjitha keto studio te marrin pjese ne konkursin per projekt - idene per Kompleksin e Ri Parlamentar
Kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama ne mungese te tij ne mbledhjen e sotme te Komitetit Shteteror per ngritjen e parlamentit te ri i eshte drejtuar me nje leter kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Ne leter Rama e quan te paarsyeshme pranine e tij ne kete mbledhje nderkohe qe shpreh shqetesimin e madh per menyren se si po veprohet per projektin me te ri per kompleksin parlamentar.
Lista e studiove projektuese nuk ka asnje lidhje me Topallin dhe Berishen. Komiteti nuk ka kompetence profesionale per te zgejdhur studiot dhe sot ne vitin 2010 ju po beni qesharak parlamentin- thuhet ne leter.
Nderkohe mesohet se gjate mbledhjes se zhvilluar kryeministri Berisha ka theksuar se vendimi per shembjen e Piramides eshte i formes se prere.