Regjistrimi i popullsise hapen 7000 vende te reja pune

Qeveria parashikon 90 milione leke te reja vetem per pagesen e punonjesve me kohe te pjesshme per 6 muaj
TIRAN- Regjistrimi i ri i popullsise do te hape rreth shtate mije vende pune te perkohshme pikerisht ne prag te fushates elektorale. Te punesuarit e rinj do te kene nje vend pune deri ne mbarimin e fazes se regjistrimit te popullsise qe parashikon te behet dere me dere ku cdo individ do te plotesoje nje formular dhe per here te pare do te publikoje edhe besimin fetar apo perkatesine etnike.
Projekti do te zgjase 6 muaj dhe shtate mije punonjesit do te kene nje fond pagash prej 90 milione lekesh te reja nderkohe qe e gjithe kostoja do te jete rreth 15 milione euro.
Sipas zyrtareve te larte projekti per regjistrimin e popullsise edhe pse ka nje kosto te madhe financiare parashikohet qe te jape rezultate pozitive ne mirorganizimin e politikave. Shteti do te paguaje 5 milione euro ndersa shpenzimet e tjera do te mbulohen nga organizata si IPA me 8 milione euro UNFPA me 1 milion si dhe financime te tjera te UNDP dhe statistikat suedeze.
Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe Banesave eshte numerimi i plote i te gjithe individeve Njesive Ekonomike Familjare dhe Banesave destinacioni i te cilave eshte banimi. Qellimi kryesor i Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave eshte te jape nje panorame aktuale dhe te sakte te realitetit demografik ekonomik dhe social ne vend.
Regjistrimi jep nje fotografim te momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jeteses se popullsise ne nje moment te dhene Momenti kritik i Regjistrimit. Vetem regjistrimi mund te siguroje te dhena kaq te plota dhe te detajuara dhe rezultatet e tij jane jetesore per nje politiken dhe marrjen e masave efektive.
Perkatesia etnike dhe fetare
Risia e regjistrimit te ri te popullsise lidhet me perkatesine etnike dhe fetare. Per here te pare ne vendin tone pyetesori permban edhe dy pyetje ne te cilat qytetari eshte i lire per tiu pergjigjur nese deshiron. Ne pyetjen e nente te pjeses per te dhenat personale individi pyetet se cilit grup etnik i perket. Ne rast se nuk deshiron qe ti pergjigjet ka nje kuti ku shkruhet qytetari shprehet se nuk deshiron qe publikoje etnine e tij. Nje tjeter pyetje e cila do te jete per here te pare eshte edhe perkatesia fetare. Fillimisht individet pyeten nese besojne ose ajo ne Zot.
Nese po atehere ata mund ti pergjigjen edhe pyetjes tjeter nese i perket ndonje grupi fetar. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare ka hapur nje debat teper te madh ne vendin tone.
Historiane dhe nje pjese e politikaneve edhe pse e shohin si pozitiv regjistrimin e popullsise mbeshtetur edhe mbi keto dy elemente i druhen rritjes joreale te numrit te popullsise me etnike joshqiptar
Organizimi
Komisioni Qendror i Regjistrimit te Popullsise do te jete struktura drejtuese e te gjithe ketij procesi.
Keshilli i Ministrave me propozimin e Komisionit Qendror te Regjistrimit cakton perberjen e komisioneve te regjistrimit qe ngrihen ne cdo qark. Keto te fundit organizojne punen pergatitore per regjistrimin brenda territorit te qarkut perzgjedh personelin e regjistrimit trajnon kontrolloret dhe merr te gjitha masat e nevojshme per zbatimin ne kohe dhe me korrektesi te procesit te regjistrimit.
Regjistrimi i fundit i popullsise ne Shqiperi u realizua ne vitin 2001 por ndryshimet e shumta demografike shtruan nevojen e regjistrimit te ri te popullsise.
Kryeministri deklaroi se asnje parti politike apo qeveria nuk mund te sfidoje gjykaten per hetimin e zgjedhjeve
Berisha Kam bere gjithcka per te arritur nje kompromis
Kryeministri Berisha konfirmoi nga Brukseli se nuk do te terhiqet per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare.
Edhe pse kryesocialisti Edi Rama deklaroi se opozita heq dore nga hetimi i fleteve te votimit cka mbajti peng per me shume se nje vit zgjidhjen e krizes politike ne vend kryeministri u shpreh se mazhoranca ka bere te gjitha leshimet e mundshme dhe se transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit nuk mund te realizohet duke dale sipas tij mbi vendimet e gjykatave. Kam bere gjithcka per te arritur nje kompromis por pa shkelur Kushtetuten.
Kam bere shume leshime por jam perballur me nje situate te vecante. Zgjedhjet e kaluara arriten pjesen me te madhe te standardeve. Pavaresisht qendrimit te socialisteve une nuk jam hakmarres. Kam bere te gjitha leshimet qe kam mundur te bej dhe ju jeni deshmitare. Do te ishte gabim te pranoja ate qe kerkonin disa njerez te caktuar - theksoi Berisha.
I pyetur nese ndjen pergjegjesi per shkak te konfliktit mazhorance-opozite dhe per ndikimin e kesaj krize ne opinionin negativ te Komisionit Europian shefi i mazhorances sqaroi se marredheniet mes Shqiperise dhe Komisionit Europian jane te bazuara tek transparenca. Ne e kemi marre shume seriozisht opinionin e KE-se. Procesi ka qene transparent per gjetjen e nje zgjidhje.
Ne i kemi propozuar opozites gjithcka ne baze te Kushtetutes dhe ligjit. Kemi thene po per kerkesat e tyre por asnje parti politike apo qeveria nuk mund te sfidoje gjykaten - tha Berisha.
Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Europian Joseph Daul shprehu rezerva per raportin e KE-se. Kam pare tentative per te gjetur zgjidhje per krizen ne Shqiperi dhe ky fakt nuk eshte permendur fare ne raportin e KE-se - tha Joseph Daul.
MENDIMI NDRYSHE
Historianet kunder regjistrimit te popullsise
Vendimi per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike eshte kundershtuar fuqimisht nga shoqeria civile dhe historianet per shkak se eshte nje projekt qe mbeshtet idene greke per nje numer te madh minoritaresh ne Shqiperi.
Te gjithe ata qe marrin pensione nga Greqia kane ndryshuar dokumente per nderrimin e kombesive ose edhe ata qe kane dashur nje vize pune apo kane dashur te shkojne te punojne diku kane bere te gjithe kete gje.
Tani dikush perpiqet nga Greqia ta nxise kete per te thene me ne fund se ne Shqiperi ka minoritet pertej asaj qe eshte ne vertete dhe qe ka me shume njerez te kombesise greke nga cka ne te vertete - eshte shprehur historiani Sabri Godo.
Sipas tij kjo ceshtje ka qene diskutuar ne kohen e Kushtetutes dhe eshte hedhur poshte. Sepse nje here nuk eshte e domosdoshme nuk i sherben ndonje gjeje. Nuk na jep ndonje te dhene qe te orientohemi per te bere dicka.
Ne te njejten linje mendimi eshte shprehur edhe historiani Pellumb Xhufi. Ai ka pohuar se nga ky lloj regjistrimi do te dale me siguri nje harte etnike e shperfytyruar. Ai quan si antikushtetues edhe vetedeklarimin e besimit fetar.
Ne baze te Kushtetutes shteti eshte laik dhe nuk mund te perzihet me ceshtjet e fese dhe ti detyroje qytetaret te shprehin besimin e tyre. Nje regjistrim te tille mund ta bejne OJF-te ose vete komunitetet fetare te interesuara por jo shteti - thote prof. Pellumb Xhufi.