Topalli me ministren e Shtetit te Indise Bashkepunim mes dy vendeve
Jemi dy vende qe kalojme kohe sfidash dhe une mendoj se nje vend i vogel apo i madh ka rolin dhe rendesine e vet tha ajo.
Ministria shprehu bindjen se kjo vizite do te inkurajoje hapa konkrete ne marredheniet miqesore mes dy vendeve. Ajo vuri ne dukje se ekzistojne mundesi te mira bashkepunimi me interes reciprok ne fusha te ndryshme.
Duke e njohur Ministren Kaur me progresin e reformave Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se fale ketyre reformave Shqiperia eshte sot nje vend anetar i NATO-s nje vend i angazhuar ne reforma suksesi i te cilave solli levizjen e lire te shqiptareve ne Bashkimin Europian.
Shqiperia po ben progres edhe ne permbushjen e standardeve per marrjen e Statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian theksoi Topalli.
Shqiperia gjithashtu eshte nje vend me potenciale te medha vecanerisht ne energji infrastrukture dhe turizem -tha zonja Topalli. Keto potenciale duhen zhvilluar dhe ne e duam pranine e investitoreve indiane ne Shqiperi.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se Dhomat e Tregtise se te dy vendeve duhet te bashkepunojne dhe per lehtesimin e sipermarrjes. Dhe ne kete pike u vu theksi te heqja e vizave per pasaportat diplomatike pasaportat e sherbimit dhe per perfaqesuesit e biznesit.
Gjate takimit Topalli dhe Kaur vleresuan figuren unike te Nene Terezes si simboli i nje lidhjeje speciale mes dy vendeve ku dhe vizita e Kryetares se Kuvendit ne Indi ne 100 vjetorin e lindjes se humanistes se madhe shqiptare merr nje domethenie te vecante.
Ministrja e Shtetit Preenet Kaur shprehu solidaritet me zonat e permbytura ne Shqiperi dhe ofroi mbeshtetje me ekspertize per rehabilitimin e zonave te prekura.
a.k/NOA