Berisha do te percaje PBDNJ
Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule akuzon kryeministrin Berisha per diversion brenda radheve te minoritetit grek. Ne nje takim me anetare te OMONIA-s dhe anetare te partise ne Sarande Dule u ankua edhe per menyren se si po realizohet regjistrimi i popullsise. Duke komentuar pozicionet e Partise MEGA Dule theksoi se kjo parti eshte nje krijese qeveritare per te percare minoritetin etnik grek dhe personat qe marrin pjese ne udheheqjen e saj jane ulur ne karrige qeveritare. Ate qe Berisha ka bere me te gjitha partite ne Shqiperi po mundohet ta realizoje edhe me PBDNJ-ne d.m.th. ta percaje me te gjitha menyrat. Ai solli shembuj sipas tij te fshirjes se tabelave te shkruara ne gjuhen greke ne Dropull Mesopotam etj. Dule beri te ditur ne kete takim edhe vendimin e Keshillit te Pergjithshem te Omonia-s se ne fund te janarit te 2011-s do te zhvillohet kongresi zgjedhor i OMONIA-s