Topalli me studentët në Shkodër: Ju, mbrojtësit e ligjit
Zonja Topalli u tha studentëve, se nuk do të lejojnë kurrë që të bëhet kompromis me të drejtën dhe ligjet themelore të shtetit.
"Ne ne Shqipëri kemi nevojë për një brez të ri juristësh të lirë, të çliruar nga çdo gjë, por edhe të vendosur për të qënë të pakompromentuar në raport me ligjin, për të qënë garant i tij, sepse ky vend më shumë se çdo tjetër ka nevojë për drejtësi", tha Topalli.
Ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, theksoi faktin që të diplomuarit e sotëm janë gjenerata e 15-të e Fakultetit Juridik të Universitetit “Luigj Gurakuqi" në Shkodër.
"Ky Fakultet ka diplomuar juristë të talentuar që japin kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë shqiptare, në admistratën publike deri në nivelet më të larta, në sektorin privat, shoqërinë civile, ndërsa shumë syresh kontribuojnë sot në nivelet më të larta të politikës shqiptare", tha Tafaj.