E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli merr mesazh urimi nga homologu i saj grek

Tiranë, 16 shtator NOA - Kryetari i parlamentit të Greqisë, Dimitrios Sioufas i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për mandatin të dytë në krye të Kuvendit.

Dua tju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Jam i bindur se gjatë mandatit tuaj bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona do të forcohet më tej me qëllim promovimin e çështjeve me interes të përbashkët, shkruan në letrën e tij, Sioufas.

Kryetarja e Kuvendit ka marrë urimet edhe nga sekretariati i delegacioni i parlamentit italian në OSBE, përmes një letre ku ndër të tjera shkruhet:

Marrëdhëniet  mes parlamenteve të vendeve tona dhe mes delegacioneve ndërkombëtare respektive janë karakterizuar tradicionalisht nga një nivel miqësie dhe bashkëpunimi që reflekton lidhjet e thella mes Shqipërisë dhe Italisë

Pata rastin të vizitoj vendin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si pjesë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ku u bë një vlerësim pozitiv për përmirësimet e arritura  në procesin zgjedhor në Shqipëri shtoi më tej sekretari i delegacionit parlamentar italian në OSBE.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›