E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli mesazh studenteve Drejtesia shqiptare ka nevoje te shkundet

12/10/2010Presidenti dhe Kryetarja e Kuvendit pershendesin nisjen e vitit akademik

Drejtesia shqiptare ka nevoje te shkundet me qellim qe te gjithe te jene te barabarte perballe ligjin - ky ishte mesazhi i vecante qe Kryetarja e Kuvendit kishte rezervuar ne diten e celjes se vitit akademik per studentet e drejtesise. Sot drejtesia shqiptare ka nevoje per tu shkundur. Vendi yne ka nevoje qe drejtesia te vije menjehere ka nevoje qe ligji dhe zbatimi i ligjit te jete pjese e ndergjegjes sone. Secili prej nesh duhet ta mendoje dhe te besoje se mbi ligjin nuk ekziston asnje njeri se shteti ligjor eshte sfida e Shqiperise se sotme se shteti ligjor kerkon njerez me integritet - tha Topalli. Ndersa Presidenti i Republikes Bamir Topi pershendeti studentet e Universitetit te Kamzes ne te cilin ka studiuar dhe ka ushtruar detyren e pedagogut. Ne fjalimin e tij te gjate kreu i shtetit kerkoi nga prinderit ti orientojne femijet e tyre drejt universiteteve shteterore. Mjaft universitete krahas atyre publike natyrisht kane qellimin e tyre te madh per te formuar studente por kane edhe interesin e tyre privat. Keshtu qe sot eshte bere me se e nevojshme qe prinderit studentet te dine te orientohen sakte ne profesione qe do te projektohen per te ardhmen - tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›