E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia do rrise pranine ushtarake ne misionet e NATO-s

TIRAN- Kreu i qeverise Sali Berisha duke pershendetur takimin e ministrave te Mbrojtjes te vendeve te Europes Juglindore duke perseritur arritjet e Shqiperise nen qeverisjen e tij premtoi se do te rriten forcat tona ne misionet nderkombetare.

Shqiperia eshte e vendosur te luaje rolin e saj ne te gjitha iniciativat e Ministerialit. Shqiperia ka ndermarre reforma te thella ne forcat e armatosura te cilat kane bere te mundur qe vendi yne te perfaqesohet me dinjitet ne misione nderkombetare si ne Cad Afganistan e Irak. Shqiperia do te rrise rolin e vete ne te gjitha misionet e Aleances tha Berisha.

Ne fjalen e mbajtur gjate nisjes se takimit Berisha deklaroi se Shqiperia ne kuader te reformave te marra shenoi vjet rritjen me te larte ekonomike ne Evrope.

Ne modernizuam sistemin e gjendjes civile sistemin e kontrollit te kufijve dhe beme lufte efikase kunder krimit te organizuar. montuam mbi 206 banda agresive qe perbenin rrezik te madh per vendin dhe mbi 1 mije e ca anetare e bose te ketyre bandave i vume para ligjit- tha Berisha duke shtuar se aktualisht vendi ka tregues te kriminalitetetit nen mesataren e vendeve anetare te marra se bashku.

Kryeministri Berisha vleresoi mbeshtetjen e vendeve anetare te NATO-s dhe te SHBA-se ne rrugen integruese te vendit.

Takimi ka ne qender angazhimn e forcave te armatosura ne rastet e emrgjencave civile por nderkohe ai eshte edhe nje mundesi per shkembime ideshe dhe takime dypaleshe.

Ministri shqiptar Mbrojtjes Arben Imami eshte takuar mbreme me ndihmes sekretarin amerikan te Mbrojtjes Alexander Vershbow e me pas edhe me homologet e tij malazez bullgar dhe serb.

Ministri Imami ka propozuar nder te tjera edhe perfshirrjen e Kosoves ne kete nisme me statusin e vendit vezhgues.

Ministeriali i Mbrotjes i vendeve te Europes Juglindore eshte nje proces i cili mori udhe ne vitin 1996 kur ne nje rajon te dale jo vetem nga nje e kaluar komuniste por ende i mbizoteruar nga ndarjet shekullore mes vendve perberese nevojitej te krijohej nje fryme e re bashkepunimi por edhe komunikimi.

Nga njera ane Shtete e Bashkuara Italia dhe Turqia dhe nga ana tjeter perfaqesuesit e Ballkanit te ri postkomunist Shqiperia Maqedonia dhe Bullgaria i dhane jete ketij procesi te cilit me pas do ti bashkangjiteshin edhe vende te tjera duke bere qe tanime te numeroje 14 anetare prej te cileve Mali i Zi dhe Serbia behen sot pjesmarres me te drejta te plota si dhe dy anetare te tjere Gjeogjia dhe Moldavia qe kane statuisin e vezhguesit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›