Topalli ne Panairin eKlik Ekspo Group vlereson organizimin

Tirane 29 Nentor 2010 NOA/ Alban Beqa - Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli vizitoi sot edicionin e XVII te Panairit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga shoqeria Klik Ekspo Group ne Pallatin e Kongreseve.
Topalli u prit nga Presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj Drejtorja Ekzekutive e shoqerise Klik Ekspo Group Elona Agolli perfaqesues te dhomave te tregtise dhe institucioneve te huaja qe marrin pjese ne Panair si dhe nga nje perfaqesi e perzgjedhur sipermarresish shqiptare dhe investitoresh te huaj.
Zonja Topalli i uroi organizatoret e ketij panairi per organizimin e shkelqyer si dhe pjesemarresve qe kishin dale per ta pritur u percolli pershendetjet me te perzemerta. Kryeparlamentarja e cilesoi panairin si nje shprehje reale e arritjeve ekonomike te biznesit shqiptar atij rajonal dhe evropian duke nenvizuar faktin se vlereson pjesemarrjen e madhe te shume kompanive nga vende te ndryshme te rajonit BE e me gjere me produkte nder me cilesoret.
Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takim me sipermarresit kosovare ne Pavionin e tyre. Shteti i Kosoves organizohet nga Dhoma Gjermane per Bashkepunim Teknik GTZ me projektin per zhvillimin e ekonomise dhe rritjen e punesimit ne Kosove. Industrite e perfaqesuara nga shteti i Kosoves paraqiten fuqishem ne prodhimin ndertimin dhe shperndarjen e produkteve metalike per ndertim siguri mbrojtje dhe zbavitje. Prezantohen nje game e gjere e prodhimeve te aluminit dhe metaleve te tjera te gjitha Made in Kosova.
Ne perfundim te vizites Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i uroi organizatoret per kontributin e shquar ne promovimin evidentimin e vlerave te biznesit gjate diplomacise ekonomike si dhe per ndihmesen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme per sipermarrjet shqiptare.
Panairi i ketij viti per shoqerine Klik Ekpo Group eshte i pari si anetar zyrtar i U.F.I. Unionit Boteror te Panaireve. Edicioni i 17-te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar permes Pavioneve te Shteteve risjell pjesemarrjet e organizuara shteterore te sipermarresve nga Evropa Qendrore e Juglindore Ballkani Perendimor e deri Azia. Perfaqesohen denjesisht sipermarres nga Belgjika Polonia Kroacia Serbia Greqia Italia Austria Bosnje Hercegovina Maqedonia Kosova Turqia Bullgaria Irani e te tjera shtete perhere te orientuara drejt bashkepunimit dhe nderveprimit me Shqiperine.
a.b/NOA