E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Shkoder Fitore si ne 1992

Gjate një takimi me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka deklaruar se Partia Demokratike do të korrë një fitore spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit të ngjashme me atë të vitit 1992.

"Kur kaq të rinj dhe të reja janë bashkë, siç jeni ju në Shkodër, gjëra të mahnitshme ndodhin. Kur mbi 3 mijë anëtarë të rinj anëtarësohen në PD, gjëra të pabesueshme ndodhin në Shkodër, kur të rinj dhe të reja të gjitha bashkë bashkohen në të gjithë Shqipërinë, Shqipëria ndryshon, ashtu siç ka ndryshuar. Unë e di se fitoren e Partisë Demokratike në 2005 e kemi nga ju, nga të rinjte, nga të rejat, të Shkodrës, të Tiranës, të Durrësit, Zgjedhjet 2013Të ikurit e AK i bashkohen PS Listat e PS, Rama i pari në Vlorë? Rama: Rrjet solidariteti të Vlorës, të Korçës, të Kukësit. Ata gjithmonë i kanë besuar Partisë Demokratike. Ju që jeni miqtë më të shumtë me numër më të madh, në Facebook-un e Sali Berisha, ju jeni frymëzimi i Sali Berishës, fuqia e tij, forca e tij, shpirti i Partisë Demokratike, ëndrra jonë. Ju do bëni të mundur që në Shkodër me 23 qershor, ne nuk do të marrim 7 mandate, por do të marrim 8 mandate, në mënyrë që në mandatin e ardhshëm të Partisë Demokratike ne të marrim një rezultat spektakolar, sic e meriton Shqipëria dhe Partia Demokratike. Ne me 23 qershor do të marrim një rezultat si në vitin 1992", tha Topalli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›