Te majtet shkarkojne Kosovrastin

Në Bashkinë e Tiranës u zhvillua një përplasje mes këshilltarëve të
majtë dhe këtij institucioni. Gjithçka nisi mëngjesin e të premtes, kur
këshilltarët e PS dhe te LSI kërkuan, siç e kishin paralajmëruar,
mbledhjen e Këshillit Bashkiak me rend dite shkarkimin e kryetarit Njazi
Kosovrasti.
Por ata nuk u lejuan të hyjne ne sallen e mbledhjeve, ndersa akuzuan kryetarin e Bashkise, Lulzim Basha se ka arritur deri aty sa te nderroje bravat e institucionit per te penguar kete mbledhje. Gjithësesi, keshilltaret e majte kane zhvilluar mbledhjen dhe votimin per shkarkim te Kosovrastit dhe emërimin në këtë funksion te Aldrin Dalipit. Votimi është kryer në paradhomën e sallës së mbledhjeve, në kushte jo të zakonta për zhvillimin e një procesi të tillë. Ndërkohë, kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi në një prononcim për Top Channel u shpreh se incidenti i ditës së sotme ishte i pamerituar për qytetin e Tiranës, ndërsa denoncoi se në ambientet e Bashkisë ishin ndryshuar bravat, ishin bllokuar kompiuterat dhe dokumentacionet. "Këto janë incidente që kanë të bëjnë me kuptimin e demokracisë. Ne ishim shumica e Këshillit Bashkiak dhe votuam në mënyrë shumë transparente", tha Dalipi.