E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Tropoje ne 22 vjetorin e themelimit te PD-se

Festohet në Tropojë 22 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. E pranishme në këtë ceremoni, kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e PD, Jozefina Topallin. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme ajo ka theksuar se fitorja e 23 qershorit do të jetë një fitore e thellë.
Ne shkojmë drejt zgjedhjeve me premtime të mbajtura. Në mandatin e ardhshëm shqiptarët do të bëjnë të mundur që të heqim pritën e fundit të pabesisë që Edi Rama ka vendosur përpara ëndrrës së shqiptarëve. Ajo është prita e fundit dhe fundosja e njeriut që tenton të pengojë ëndrrën tonë për t’u bashkuar me familjen europiane ka thënë ajo në fjalën e saj përpara tropojanëve demokratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›