E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në mbrojtje të Berishës: Parlamenti, tempulli i të vërtetave

TIRANE - Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, i bëri sot thirrje opozitës, nga selia e Kuvendit, që t'i kthehet jetës parlamentare. Ndërkohë që mbrojti edhe shefin e saj , Berisha me fjalët "Parlamenti është tempulli i të vertetave të pashkelura. Zërin për t'i thënë të këto fakte të forta, duhet ta kishim ngritur me përpara".


Kryetarja e Kuvendit tha se marr shkas nga ratifikimi i Rezolutes nga Parlamenti Europian për ti bërë thirrje deputeteve të majtë që të lënë bojkotin e të vijnë në Kuvend.


"Ne i mirëpresim deputetët e opozites në Parlament se kemi detyra të shumta për të bërë. Do te gjejmë konsensusin për të gjitha punët që do të na dalin përpara", u shpreh më tej, ajo.


Duke folur për deklaratat e një dite me parë foltoren e Kuvendit, të Kryeministrit Berisha, i cili vërshoi në lum sharjes familjare ndaj liderit të opozitës, Topalli theksoi se është me etike të thuash të vertetat, se sa të heshtesh dhe t'i injorosh ato.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›